Të dashur kolege dhe kolegë

Duke u nisur nga fakti se ne  doktorët e stomatologjisë jemi një nga profesionet më të rrezikuara prandaj, Dhoma Stomatologjike e Maqedonisë së Veriut  do të përpiqet që në të ardhmen të ndajë sa më shumë informacion të besueshëm në lidhje me kushtet tuaja të jetesës dhe të punës në kontekstin e përhapjes së konsiderueshme të virusit COVID 19, gjithashtu do të botojë materiale nga ekspertë me famë botërore (p.sh. J.Robb) dhe udhëzues  për sjelljet, si në jetën e përditshme ashtu edhe në punën e përditshme në të ardhmen, në klinikën  tuaj.

 

Nga një këndvështrim pandemik, shtrohen më shumë pyetje sesa përgjigje:

 

  1. Sipas të dhënave të fundit, probabiliteti i infeksionit nga një bartës i virusit është rreth 1%.
  2. Koha e parashikuar që bartësit e viruseve ta transmetojnë atë në mjedis (duke qenë i rrezikshëm për të tjerët) është mesatarisht rreth 12-14 ditë.
  3. Në të gjithë botën, që nga 3 Marsi, sipas OBSH-së, ka afër 100.000 të infektuar dhe rreth 3,000 raste që kanë përfunduar me vdekje, me një shkallë vdekshmërie rreth 3%, por duke pasur parasysh numrin e vlerësuar të rasteve asimptomatike dhe të vdekjeve te të gjithë infeksionet vlerësohet të jenë rreth 1% (të dhënat janë ende të paplota dhe për këtë arsye nuk janë plotësisht të besueshme).
  4. CoV-19 ka qenë më pak patogjen (agresiv) sesa shpërthimet e mëparshme të SARS dhe MERS në dekadën e kaluar, por e bënë atë më të pakontrollueshëm sepse shumica e të infektuarve janë asimptomatikë dhe transmetojnë infeksionin pa e ditur se janë të infektuar, duke u qëndruar larg masave parandaluese.
  5. Më të rrezikshme nga pikëpamja epidemiologjike janë objektet

shëndetësore ku trajtohen pacientë me simptoma të gripit sezonal dhe të njëjtët mund të paraqsin rrezik potencial edhe për COVID-19.

  1. Ende nuk ka përgjigje përfundimtare për pyetjet më të rëndësishme të paraqitura për ndonjë epidemi virale: cila është forma e piramidës epidemiologjike, në cilën zonë të infektuar bënë pjesë pacienti, cilët kategori të pacientëve kërkojnë kujdes mjekësor?
  2. Përpjekje të mëdha po bëhen në të gjithë botën për të kuptuar virologjinë molekulare dhe klinike të këtij virusi.

Masat e parandalimit të infeksionit:

  1. Mos përshëndesni duke dhënë dorën!
  2. Hapni dyert me bërryl ose në mënyrë tjetër, dhe jo me pëllëmbën e dorës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për vendet publike dhe tregtare.
  3. Vishni doreza të disponueshme latex kur jeni në kontakt me zonat e ndotura. Nëse ju mungojnë dorezat , përdorni pëlhurat dezinfektuese me përmbajtje alkooli.
  4. Kur ktheheni në shtëpi ose zyrë dhe keni pasur shumë takime me njerëz, lani duart me sapun për 10-20 sekonda dhe / ose përdorni më shumë se 60% dezinfektues të bazuar në alkool.
  5. Maska kirurgjikale të thjeshta të disponueshme përdoren për t’ju parandaluar prekjen e hundës dhe / ose gojës (ne prekim hundën / gojën tonë rreth 90 herë në ditë pa e kuptuar). Maska nuk mundë të parandalojë që virusi të futet në hundë ose gojë gjatë teshtitjes direkte, por është para së gjithash dhe më e rëndësishme t’ju parandalojë prekjen e hundës ose gojës.
  6. Konsultohuni me kolegët epidemilog për përdorimin e tabletave që përmbajnë zink. Këto tableta janë provuar të jenë efektive në bllokimin e koronavirusit (dhe shumicën e viruseve të tjerë).

 

Të nderuar kolege dhe kolegë!

  1. Ne Doktorët Stomatolog jemi një ndër profesionet më të ndjeshme dhe në kontakt direkt me pacientët potencial të sëmurë ose të infektuar me COVID-19 .

Prandaj Doktorët Stomatolog këshillohen  që të vazhdojnë kontrollimin e të gjithë pacientëve ,duke bërë një anamnez të hollësishme në lidhje me udhëtimet e tyre të fundit në çdo vend të konfirmuar nga Qendrat për Kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve , që kanë konfirmuar rastet e COVID-19 të njohur edhe si koronavirus i ri, i cili u shfaq në Dhjetor 2019 në Wuhan, Kinë.

  1. Çdo udhëtim i përfunduar midis Dhjetorit 2019 dhe kësaj dite konsiderohet një udhëtim i fundit.

Si pjesë e skriningut dentistët duhet të kenë informacione kur pacienti është kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

  1. Stomatologët duhet të kontrollojnë të dhënat çdo ditë derisa Ministria e Shëndetësisë të raportojë se ekzaminimi nuk është më i nevojshëm.
  2. Nëse pacienti raporton se ai ka udhëtuar nga zona të dyshuara, por të paktën dy javë kanë kaluar që nga kthimi i tyre dhe nuk kanë shfaqur simptoma, klinika ose klinika dentare mund të rifillojë procedurën e planifikuar të trajtimit të dhëmbëve, mirëpo  nëse pacienti ka ndonjë nga simptomat e latrpërmendura , atëherë është e nevojshme që të drjetohet në institucionet përkatëse për analiza më të hollësishme.
  3. Stomatologët gjithashtu duhet të këshillojnë pacientët që janë duke përjetuar sëmundje akute të frymëmarrjes, përfshirë këtu ethe, kollë ose temperaturë e lartë , atëherë ju sugjerojmë të qëndrojnë në shtëpi dhe të caktojnë kontrolle stomatologjike kur të gjitha këto simptoma të jenë zhdukur.
  4. COVID-19 transmetohet përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar. Secili nga ne mund të parandalojë përhapjen e virusit duke praktikuar higjenën e mirë të duarve (larja e duarve, përdorimi i sanitizatorëve të duarve), duke shmangur prekjen e fytyrës me duar të palara, shmangien e kontaktit të ngushtë me njerëzit e sëmurë dhe qëndrimin larg nga të tjerët, deri sa paraqsein shenja të sëmundjes.

 

Për shkak të numrit në rritje të personave me koronavirus, Dhoma Stomatologjike e Maqedonisë propozon rekomandimet e mëposhtme për mbrojtjen e mjekëve, stafit mjekësor dhe pacientëve për parandalimin e përhapjes së virusit.

 

  1. Para se të pranoni dhe caktoni pacientët, merrni një anamnezë të shkurtër nëse pacientët kanë ndonjë simptomë të ftohjes së zakonshme dhe nëse ata kanë qenë në zonën ku virusi është prezent me raste pozitive ose kanë qenë në kontakt me pacientë të cilët shfaqin simptoma të sëmundjes.

Nëse ka ndonjë indikacion dhe paqyra klinike stomatologjike nuk është urgjente, prolongoni vizitën derisa të gjitha simptomat të jenë eliminuar ose kanë kaluar 14 ditë nga udhëtimi në zonën e rrezikut.

 

 

 

 

 

(download)

  1. Nëse keni ordinanca me më shumë se një poltrona në një hapësirë, përpiquni të merrni vetëm një pacient për të zvogëluar mundësinë e transmetimit të virusit midis pacientëve, ose krijoni distancë të mjaftueshme për parandalim.
  2. Në dhomën e pritjes largoni karriget sa më shumë që të jetë e mundur, larg njëra tjetrës.
  3. Ajërosni rregullisht ambientet.
  4. Vishni maska ​​mbrojtëse dhe doreza të disponueshme, të cilat janë të detyrueshme edhe për asistentët dhe të gjithë personelin të cilët vijnë në kontakt me pacientët.
  5. Dezinfektoni sipërfaqet rregullisht me dezinfektues me bazë alkooli.
  6. Klinikat që posedojnë llampat e dezinfektimit ultravjollcë duhet t’i përdorin të paktën 2-3 herë në ditë.
  7. Lani duart pas çdo pacienti me sapun për të paktën 20 sekonda dhe me një dezinfektues duarsh me bazë alkooli.
  8. Mos prekni fytyrën, gojën ose mukozën tjetër, përveç nëse duart tuaja lahen dhe dezinfektohen.

 

Nëse duhet të bëhet ndërhyrje te  pacient i dyshuar me simptoma të frymëmarrjes  dhe ndërhyrja  nuk mund të shtyhet (urgjente),atëherë ndiqni procedurat si më poshtë.

  1. Prezent të jetë vetëm personeli më i nevojshëm për intervenim.

2.Nuk duhet të ketë pacientë të tjerë në ordinancë.

  1. Në vendë të maskave të përdoren respirator.
  2. Vishni syze mbrojtëse ose mburoja të fytyrës.
  3. Përveç uniformave të punës të përdoren edhe mantela për një përdorim.
  4. Vishni dy palë dorëza.
  5. Pas ndërhyrjes, hiqet njëra palë e dorëzave, hiqet manteli mbrojtëse dhe syzet, çifti i dytë dezinfektohet me një dezinfektues dore dhe më pas ato mbështillen dhe hidhen në një kosh mbeturinash mjekësore me të gjitha pajisjet e disponueshme. . Lani duart dhe dezinfektoni ato. Dezinfektoni të gjitha sipërfaqet me të cilat pacienti bie në kontakt. Më në fund ajrosni dhomën.

 

Për fund, por jo më pak e rëndësishme:

Çdo mjek është i detyruar të raportojë çdo rast të dyshimtë pranë autoriteteve kompetente ose të thërrasë një ekip të epidemiologëve për të hetuar rastin.